Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ishte e pamundur që Bashkia e Rrogozhinës të fitohej nga socialistët me meritokraci pas skandaleve të shumta si afera e inceneratorëve dhe arratisja e ish-zëvendeskryeministrit Arben Ahmetaj.

 

Në një deklaratë për mediat Berisha deklaroi se “vota në Shqipëri ka vdekur dhe se rruga e vetme për të rikthyer lirinë, votën e lirë, është përballja me protesta të fuqishme.”

 

Natyrisht, të mendosh se shtohen votat kur pas skandaleve të tmerrshme si ajo e klanit Rraja, pas skandaleve seksuale të zyrtarëve, të mendosh se shtohen votat pas arratisjes së shekullit, të mendosh se shtohen votat pas shpërthimit të ri të gjirizeve të rinj të aferës më të tmerrshme korruptive, asaj të djegësve, do të thotë të jesh me një koeficient intelektual afër zeros.

 

Dhe Veliaj nuk bie në këtë pozitë, e thotë haptas me porosi të Ramës, se fituam jo se na duan, por se nuk duan Sali Berishën.

 

Pra, përsëri i ka tmerrin Berishës.

 

Dhe në fakt, këtu kanë të drejtë sepse PD opozitë e vërtetë, po u bën autopsinë kësaj kalbësire, po i bën autopsinë këtij regjimi të kalbur dhe po u tregon shqiptarëve se vota në Shqipëri ka vdekur dhe se rruga e vetme për të rikthyer lirinë, votën e lirë, është përballja me protesta të fuqishme me këtë bandë që drejton sot me metodat më mafioze, Shqipërinë dhe shqiptarët.”-deklaron Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *