Subscribe

Lideri i opozitës, Sali Berisha, denoncoi sot atë q ë ai e cilëson manipulim t ë zgjedhjeve në bashkinë e Elbasanit.

 

Gjatë një deklarate për mediat Berisha përsëriti se opozita nuk do ta njohë rezultatin e 14 majit, duke bërë thirrje për protesta e mosbindje civile.

 

“Unë ftoj shqiptarët të ndjekin këto fakte dhe dokumente të një rëndësie jetike për të marrë vendimin ndofta më të rëndësishëm të jetës së tyre, të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na le të votojë.”

 

Berisha paraqiti sërish pamje të qendrave të votimit në Elbasan për të mbështetur akuzat e tij se procesi ka qenë i parregullt.

 

“Elbasani, rrethi i dytë më i madh pas Tiranës, është farsa më e shëmtuar elektorale pavarësisht nga votimi digjital që u vendos aty me qëllimin më të mirë, për të shënuar një hap cilësor, por Edi Ramën.”

 

Prej datës 15 maj lideri i opozitës, Berisha, ka artikuluar akuza për manipulim të zgjedhjeve për pushtetin vendor, por edhe pse ka premtuar analizë për humbjen, ky proces ende nuk ka nisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *