E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 6 sekonda më parë
Politikë

Berisha paralajmëroi protestë në ditën e Samitit, Policia: Nuk lejohet!

Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje negative Partisë Demokratike lidhur me protestën e 16 majit.

Në shkresën zyrtare thuhet se tubimi nuk lejohet për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar për Samitin e Komunitetit Politik.

Më 13 maj, dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Berisha njoftoi protestë kombëtare të premten, në ditën që Tirana do të mikpresë samitin e rëndësishëm.

Sipas Berishës, protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të sjellë probleme me sigurinë e liderëve europianë që do jenë në Tiranë.

Reklamë

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16, në orën 17:00 në bulevardin zogu i parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi përbindëshin elektoral Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhje. Protesta do të jetë paqësore, nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj, as moral”, tha Berisha./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë