E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha paralajmëroi mosbindje civile, mësohet hapi i radhës i PD

Partia Demokratike pritet të mbledhë ditën e nesërme Këshillin Kombëtar.

Mbledhja pritet të mvahet në orën 18:00 dhe pritet të vendosë lidhur me situatën më të fundit politike.

Ky hap vjen pasi deputeti Ervin Salianji u vetëdorëzua në Poilicinë e Tiranës. Ai u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, në lidhje me dosjen “Babalja”. Deputeti do e vuajë dënimin në burgun e Fierit.

Mësohet se në rend të ditës të mbledhjes do të jetë nisja e mosbindjes civile më 6 tetor. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë