E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha para Kryeministrisë: Beteja jonë, e pandalshme! Basha, një kufomë politike

Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë mbështetësve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se beteja nuk do të ndalet deri në largimin e Lulzim Bashës nga zyra.

 

Reklamë

Berisha e quajti kryedemokratin një kufomë politike që mbahet në këmbë nga “narkoshteti i Ramës”.

 

“Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju, e cila u paraqit në protestën paqësore dhe u përballën me mjetet më të egra të dhunës. Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do të mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë. Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë këtyre ditëve, nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të Partisë Demokratike, përveç pengut të Ramës, Lul Brava. Në këtë kontekst, kjo është një lëvizje e pandalshme, betejë e cila nuk do të ketë të sosur dhe ju garantoj që kjo që pamë sot është vetëm faqja e para e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë. Janë qytetarët që rikthyen në PD votën e lirë, asgjë nuk pengon vullnetin e tyre, shqiptarët dhe bota e panë fytyrën e vërtetë të Lul pengut, i cili u mbrojt me metodat më banditeske, me të gjithë egërisë e narkobanditëve të Edi Ramë . Mirënjohje ndaj të gjithë dhjetëra mijëra qytetarëve që sot bënë historinë me protestën e tyre dhe ju garantoj që kjo është vetëm faqja e parë e ndritur e qëndresës së burrave dhe grave për liri, dinjitet njerëzor, por edhe shoqëror. Shoqëria shqiptare meriton një qeveri të dalë nga vota e lirë. Do vazhdojmë marshimin tonë pa u përkulur. Përdori sot të gjitha mjetet kreu i Meduzëz për të shpëtuar Lul bravën, por është e kotë, është kufomë politike.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë