Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur edhe për protestën që PD ka paralajmëruar për në 7 tetor.
Ai tha se tensionet në Parlament dhe protestat janë një front dhe paralajmëroi se pa zgjedhje të lira nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në vend.
Lexo edhe :
Related Posts
“Së pari, nuk janë dy fronte, është një front. Ky front udhëhiqet nga organet drejteuse të PD dhe nga grupi parlamentar i saj, kryesia e me radhë. Ajo që keni parë dje në parlament është pjesë e qëndrimeve të PD. E vërteta është, jua them këtu, që kurrë jashtë zgjedhjeve të lira, Shqiëpria paqe dhe stabiltet nuk do të ketë. Zgjedhjet e lira janë kushtet i të gjitha kushteve për paqen dhe stabiltetin, Kushtetutën dhe ligjin. Si mund të flasësh kur këtu Kushtetuta është shndërruar në një letër pa vlerë që Edi Rama e përdor si leckë për këpucët e tij. Çfarë mund të flasësh kur drejtësia është shndërruar në një zyrë të PS, kur qytetarët shqiptarë duhet të presin 14.6 vite për një process gjyqësor”, tha Berisha. /vizionplus.tv







