E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha pa imunitet, momenti kur korrieri i Kuvendit dërgon vendimin në SPAK

Pas votimit me 75 vota pro, Kuvendi ka dërguar në SPAK shkresën që i heq imunitetin ish kryeministrit Sali Berisha, ku i jep leje Prokurorisë së Posaçme për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj tij, nga “detyrim paraqitje” në arrest shtëpie ose arrest me burg.

Por ndonëse lajmi për vendimin e Kuvendi u bë publik, askush nuk e di mënyrën se si shkoj shkresa në SPAK.

Reklamë

Në një video të siguruar nga Vizion Plus, shihet postieri teksa del me një monopatinë në dorë dhe një çantë shpine.

Çfarë ndodh tani?

Nisur nga eksperiencat e mëparshme, veprimet tani pritet të bëhen shumë shpejt. Sipas gazetares së Vizion Plus, Enkelejda Mema, menjëherë pas heqjes së imunitetit të Berishës, pritet që në SPAK të shkojë një korrier i Kuvendit për të dërguar të protokolluar vendimin e marrë në seancë planare.

Pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe prokurorët njihet me relacionin, i drejtohen GJKKO-së dhe konkretisht Gjyqatares Irena Gjoka, për të kërkuar zëvendësimin e masës e sigurisë, nga detyrin parqitje dhe bllokim pasaporte në “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”.

Ku do ta kalojë masën e sigurisë Berisha?

Nëse masa do të jetë “arrest ne burg” nuk ka dilema në këtë drejtim, pasi duhet që oficerët e Policisë Gjyqësore ta ekzekutojnë masën pas marrjes së lejes nga Kuvendi, ndërkohë që procedura është më e gjatë nëse jepet  masë sigurie “arrest shtëpie”.

Por, rezultron se Berisha nuk ka shtëpi në pronësi të tij, e cila do të shërbente si adresë ku do të mbyllej në zbatim të masës së arrestit. Rrjedhimisht, pas nxjerrjes së vendimit nga GJKKO për masën e arrestit, Berisha duhet që të deklarojë një adresë që caktohet më pas nga gjykata si vendi ku do të qendrojë.

Sipas praktikës, pritet që e gjithë kjo procedurë të mbyllet brenda ditës së nesërme. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë