E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha: Opozita u ringjall! Kreu i PD premton dyfishim të fondeve për komunitetet fetare

Në ditën e shenjtë të kremtimit të Pashkës, kryedemokrati Sali Berisha zgjodhi të përcjellë mesazhe politike. Ai uroi besimtarët, ndërsa tha se përpjekja për asgjësimin e opozitës mori fund.

“U përpoqën ta fshijnë nga faqja e dheut, u ringjall, u ringjall dhe sot është më e fuqishme se kurrë, që të përzëjë antikrishtin nga trojet shqiptare. Në Shqipëri, përpoqën ta fshijnë dhe pluralizmin, por morën dhe do të marrin atë që meritojnë. Sot pluralizmi është i fortë, kaloi prova të mëdha dhe kam besim të madh që shpresa, optimizmi dhe e ardhmja do të jenë ajo që meritojnë dhe do kenë shqiptarët”, tha Sali Berisha, kreu i PD.

Reklamë

Nga kisha ortodokse e Kavajës, lideri i PD i premtoi komuniteteve fetare se, nëse vjen në pushtet, do të rrisë mbështetjen financiare.

“Një për ju dhe një për fitoren e 11 majit. Do të dyfishojmë fondin që kemi për komunitetet fetare, fondin buxhetor. Ne e patëm vendosur në atë kohë në buxhet një fond për komunitetet fetare dhe këtë fond e ndanin vetë në komitetin e tyre. Vazhdojnë dhe sot, dhe për fat të keq dua ta them, që pronat e komuniteteve fetare janë viktimat e para. Ato i kanë plaçkitur, i kanë grabitur, por ne do të qëndrojmë 100% me vendosmërinë më të madhe”, tha lideri i PD.

Reklamë

Berisha kujtoi edhe Kryepeshkopin Anastas Janullatos dhe kontributin e tij për të rikthyer besimin fetar në Shqipërinë që sapo kishte dalë nga diktatura komuniste.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë