E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha nuk paraqitet në SPAK, avokatët firmosin marrjen dijeni për mbylljen e hetimeve

Ish-kryeministrit Sali Berisha iu komunikua mbyllja e hetimeve për dosjen “Partizani”.

Përmes avokates së tij, Klodiana Gjyzari ai firmosi marrjen dijeni për mbylljen e hetimeve, ndërsa ekipit të tij ligjor i duhen 10 ditë për të paraqitur kundër-argumentet ligjore që e morën Sali Berishën të pandehur.

Reklamë

Ai akuzohet nga Prokuroria për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet edhe për pastrim parash.

Mbylljen e hetimeve e firmosën edhe katër të pandehurit e tjerë.

Tashmë Berisha, Malltezi, ndërtuesi Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, një nga personat që ka përfitur tokë në ish- kompleksin Partizani dhe noterja Andia Pustina do të përballen me gjykatën e Posaçme, nëse dosja do t’i nënshtrohet apo jo gjyqit në themel./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë