Subscribe

Ndërsa partia Socialiste ka vënë vulën e saj tek pjesa më e madhe e bashkive të vendit, kreu i koalicionit Bashke Fitojme, Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat nga selia e PD, duke shpallur mos njohjen e zgjedhjeve.

Berisha i quajti këto zgjedhje një farsë ku sipas tij u dhunua si asnjëherë më pare vota e shqiptareve.

 

SALI BERISHA

DREJTUES I KOALICIONIT “BASHKE FITOJME”

 

Makineria elektorakle e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në eyuropë., industria e blerkjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë historinë e kë3tij vendi votën e shqiptarëve. Janë të panumërta aktet veprimet të cilat dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjesimit të lirisë së votës të blerjes së saj dhe ter të zghjedhsve sghqiptarë.

Kjo është një ditë e vështirë e rëndë për të drejtën e q shq është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcë për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale e karakterizuar”

 

Më tej Berisha iu dha kurajo përfaqësuesve të opozitës që po vijojnë punën në qendrat e numërimit për bashkitë e mbetura.

 

 Jam këtu për të bërë thirrje të gjithë opërfaqësuesve të opozitës në omkisionit e numërimit të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre pasi është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithcka PËR mbrojtjen e votës së qytetarëve.

Së fundi dënoj me forcë dhunën e përdorur në kurbvion ndaj nmjë komisioneri për fajkktin e vetëm se duan me cdeo kusht të diktojnë e të ndryshojnë rezuiltatin në këtë bashki sic kanë bërë në shumicën e tyre. Të shpreh solid tim me komis dhe të gjithë komis të tjerë që në kushte terrori po përmbushin detyrimet e tyre.

 

Pretendimet për manipulime Berisha ngriti edhe një ditë më parë, duke iu referuar garës në bashkinë e Kamzës, edhe pse atje u zhvillua votim dhe numërim elektronik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *