E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha nuk ndalet, njofton lëvizjen e radhës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se “Foltorja” të premten do të zhvendoset në qytetin e Sarandës.

Në një postim në “Facebook”, lideri historik i të djathtës shkruan se takimi me demokratët do të zhvillohet në orën 17:00, ndaj fton të gjithë mbështetësit e tij që të jenë të pranishëm.

“Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Ftoj demokratet dhe demokratët e Sarande te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!” shkruan Berisha në postimin e tij.

Kujtojmë që Berisha dje dorëzoi 4,200 firmat e mbledhura për thirrjen e Këshillit Kombëtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë