Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën sot të padëshiruar ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Vizion Plus ka pyetur Departamentin e Shtetit për provat që ata kanë, e që dërguan në marrjen e këtij vendimi. Në përgjigjen për Vizion Plus, Ambasada e SHBA sqaroi se Berisha është përfshirë në korrupsion, si dhe është përpjekur të pengojë drejtësinë.

 

Më tej, në sqarim nënvizohet gjithashtu se me këtë veprim, SHBA-të bënë të qartë se nuk do t’iu japë kredibilitet dhe mbështetje individëve të korruptuar si Berisha.

 

“Sekretari i Shtetit mori informacion të besueshëm në lidhje me përfshirjen e Berishës në korrupsion të rëndësishëm dhe përpjekjet për të ndërhyrë në proceset publike dhe përvetësimin e fondeve publike në Shqipëri.  Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë…Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *