E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha non-grata/ Gjinushi: Pandëshkueshmëria është kthyer në model

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, z.Skënder Gjinushi, ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus prej ku ndër të tjera foli edhe për lajmin e muajve të fundit, shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha Non-Grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

 

Gjinushi u shpreh se si ish-politikan mendon se pandëshkueshmëria në Shqipëri është kthyer në një një legjendë tashmë në Shqipëri.

 

“Në cilësinë e kryetarit të Akademisë nuk mund të shprehem, kurse si Skënder Gjinushi, ish-politikan, absolutisht ka shumë vetë që vetë pala tjetër i ka shpallur Non-grata me kod. Probolemi i korrupsionit në Shqipëri është shumë i rëndësishëm, sepse lidhet me performancën ekonomike, me efektivitetin. Pandëshkueshmëria e famshme që është kthyer në legjendë në Shqipëri, sepse nuk mund të vazhdohet si me shprehjen popullore që *I pari ve dorën në korent, të fundit zë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë