E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha njofton takimin e radhës: Vetëm të bashkuar fitojmë!

Fieri do të jetë ndalesa e radhës e ish-kryeministrit Sali Berisha, në vijim të turit të takimeve që ai ka nisur, si kundërpërgjigje ndaj liderit demokrat, Lulzim Basha.

 

Berisha njoftoi në “Facebook” se takimi do të zhvillohet të martë dhe ftohen demokratët të bashkohen, për një Parti Demokratike më të fortë.

 

“Ditën e martë më datë 21 shtator 2021 do të mbahet ne Fier ora 18:00 tek “Albanian University” (UFO): “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit të marrin pjesë! Vetëm të bashkuar fitojmë! Sb”

Vazhdo të lexosh

Reklamë