Ish-kryeministri Sali Berisha ka parashtruar synimet e tij pas marrjes së pushtetit, në një bisedim virtual me qytetarët. Në përgjigje të tyre, Berisha deklaroi se rikthimi i tij do të jetë historik, duke u krahasuar edhe me Steve Jobs

 

“Pa diskutim që në themel të përpjekjes sonë është vendosja e vlerave, familja, dinjiteti, taksat e ulëta, funksionimi shtetit ligjor. Të gjitha ndryshime të realizuara kanë pasur garanci funksionimin e tregut. Në reforma të thella por dhe eksperiencën e gabimeve të shkuara, ju garantoj se rikthimi i Berishës në pushtet do të jetë më i suksesshmi në histori, nuk po e krahasoj me politikanë por me Steve Jobs ku pasi e larguan u rikthyen dhe i dha botës dhuratë ipad dhe iphonin. Një rikthimi i tretë do të ketë momente kulmore, gjithçka në interes të shqiptarëve”, tha ai.

 

Në të njëjtën kohë, Berisha rikujtoi arritjet e qeverisë së tij dhe u zotua se pas marrjes së pushtetit do rikthejë sërish mirëqenien.

 

“Ne arritëm të kalojmë nga grupi me të ardhura të ulëta në ato të mesme, të ishim njerëzit më të paguar në Ballkan. Objektivi ishte të kapnim sllovenët, pasi ata janë me rroga të afërta në 15-en. Unë këtë objektiv e bazoja se ne ia dolëm në dy mandate të lëmë vendet e Ballkanit për rrogat dhe pensionet, asnjë vend nuk ka pasurit pradhore si Shqipëria, dua ti kthej në mirëqenie dhe begati progresive të qytetarëve të saj. Mbetem i sigurte në realizimin e këtyre politikave”, tha Berisha.

 

 

Në betejën e radhës përballë PS, Berisha edhe këtë herë do të kandidojë pa vulën e PD. Kandidatët e tij po prezantohen nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *