“Lëpirja për pushtet është e turpshme në politikën shqiptare”.

 

Kështu është shprehur ish-deputeti demokrat, Fatbardh kadilli në studiuon e Quo Vadis.

 

Kadilli përmendi Berishën e Metën teksa tha që politika shqiptare nuk ka më as seriozitet e as turp.

 

“Zgjidhja e hallit individual nuk sjell ndryshimin e shoqërisë. A ike parë milionereët shqiptarë ku çojnë fëmijët? A ka seriozitet politika? A ka njeriu turp kur thot ca gjëra që i pështyn dhe i lëpin të nesërmen? A mund të vazhdojmë të krijojmë projekt politik ne si opozitë kur ai zotri (Berisha) i ka thënë Ilir Metës të fundit dhe Ilir Meta atij të fundit? Dhe ne qenkemi opozita që i japim shpres shqiptarëve? Ja këtë të vërtëtë duhet ta thot çdo politikan që do ndryshimin.”–tha i revoltuar Fatbardh Kadilli.

 

 

Më tej Kadilli ‘shigjetoi’ sërish Berishën teksa u shpreh se gjatë kohës që ishte kryeministër emëroi si ministra njerëz të paaftë.

 

 

“Njerez që janë provuar nga 3 4 herë nuk mund të jenë e ardhmja.  Do të ishte një aksident i rëndë nëse do të ndodhte. Mjafton të shohësh edhe sondazhet. Opozita perceptohet nga publiku më e keqe se sa gjendja.”– tha ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *