Subscribe

Lideri i opozitës Sali Berisha uroi nga Vlora 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

 

Ish-kryeministri Berisha nderoi Ismail Qemalin, kryeministrin e parë të Shqipërisë së pavarur, dhe  rolin e tij në të gjitha ngjarjet që kulmuan në ngritjen e flamurit në 28 nëntorit e vitit 1912.

 

SALI BERISHA

“Me aktin e tij të një vizioni dhe kurajo të jashtëzakonshme, Ismail Bej Vlora, bëri të mundur ekzistencën e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Pa këtë akt, Shqipërinë dhe shqiptarët i prisnin greminat, honet e historisë.”

 

Por edhe në këtë ditë feste për kombin shqiptar lideri i opozitës Berisha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama.

 

“Tradhtar si ky, kombi nuk ka pasur ndonjëherë në histori. Dhe ky është një zotim solemn përpara Babait të Pavarësisë se edhe njëherë, Pashiqi nuk do ketë vend në Tiranë, por të shkojë në Beograd te padroni i tij Vuçiç.”

 

Kjo është hera e parë që Berisha feston në Vlorë ditën e pavarësisë, prej kohës kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë.

 

Gjatë dekadës së fundit demokratët e kanë nderuar ditën e flamurit me homazhe në varrezat e dëshmorëve, pasi për ta data 28 nëntor shënon edhe mbarimin e luftës së dytë botërore.

 

Ndërkohë që Lulzim Basha ka zgjedhur të festojë 111-vjetorin e pavarësisë në kullën e Isa Boletinit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *