E shtunë, 31 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha nga Puka: Do të përgjysmojmë taksat për bizneset e mëdha

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me bizneset në Pukë, ka premtuar se pas 11 majit do të përgjysmojë taksat.

Ai tha se qeveria e re e drejtuar prej tij në tre muajt e parë do të përgjysmojë taksat për bizneset e mëdha si dhe do të aplikojë lehtësira për bizneset e vogla.

Reklamë

“5.5 milionë euro taksa do të përgjysmohen. Këtë të garantoj, ndër aktet më të para. Ne kemi një parim, paratë në kontot e biznesmenëve janë më të vlefshme se në kontot e qeverisë. Sepse përdoren me më ekonomi dhe japin efekt më të mëdha për shoqërinë.

Ne do të përgjysmojmë taksat në 3 muaj e parë, për biznesin e madh, lehtësira të mëdha për biznesin e vogël. Do të ketë një hapësirë shumë të madhe për iniciativën e lirë dhe lirinë e ekonomike.

Reklamë

Ne do ta ulim tatim fitimin, kanë 23 del 10, sigurisht ti ua jep rroga punëtorëve.

Në 11 maj në kuti të votimit, aty të firmosim, sepse do të firmosim një ndryshim të madh. Pata shumë kënaqësi që vizitova këtë sipërmarrje e cila është një investim i jashtëzakoshëm, i guximshëm, i suksesshëm”, u shpreh Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë