Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e nisi takimin në Mallakastër me fjalët e Nënë Terezës.

 

Kryedemokrati shprehet se nëna e mbarë njerëzimit, ishte një grua që nuk u bë kurrë nënë duke theksuar se sot çdo njeri i detyrohet pafundësisht nënës.

 

Ai u shpreh se duhet të përulemi para grave me nderi dhe detyrim.

 

Të dashur, demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, banorë të Mallakastrës. Së pari ju ftoj të ju përcjellim sot, nënave, motrave, vajzave të Mallakastrës dhe mbarë Shqipërisë, nderimet tona më të thella, për gëzimet tona më të zjarrta, mirënjohjen tonë më të pakufishme. Kushdo, çdo njeri, dhe kudo, i detyrohet pafundësisht nënës, kurse ne si komb jetim në të vërtetën e historisë, pa kushërinj të tjerë, ne më shumë se kushdo tjetër ekzistencën tonë ja dedikojmë nënës shqiptare dhe gjuhës shqipe, të cilën ajo na mëkoi fjalë për fjalë, sapo filluam të belbëzojmë e deri sa u rritëm. Nënat tona, gratë, vajzat janë simboli më i arrirë, i fisnikërisë, moralit, qëndresës, atdhedashurisë, i shpirtit të dhimbsur.

 

Me vyrtytet shpirtërore të nënës dhe gruas shqiptare, ndodhi vetëm njëherë në historinë e njerëzimit, një grua që nuk u bë kurrë nënë, të meritojë dhe të shpallet nënë e mbarë njerëzimit, dhe kjo ishte Nënë Tereza. Ndaj dhe le të urojmë ne dhe të përulemi me nderimin më të madh, me mirënjohje dhe detyrim të pakufijshëm ndaj tyre, meritojnë çdo respekt, çdo nderim të cilin ne ua kemi borxh për jetë“, tha Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *