Berisha I konsideroi zgjedhjet locale të 14 majit, më të rëndësishmit pas atyre që y zhvilluan në 22 mars 199.

 

Nga Korca, ku prezantoi kandidaturën e grupimit të tij për këtë bashki, pedagogën Ledina Aliolli, ish-kryeministri deklaroi se kjo candidature është ideale për të përfaqësuar vlerat më të mira të korcareve,

 

Sot ne shkojmë drejt fushatës së zgjedhjeve lokale dhe sot kam nder dhe kënaqësi të veçantë të paraqes para jush, kandidaten e PD-së për kryetare të Bashkisë Korçë, me bindjen se paraqes një zonjë të nderuar, fisnike, nënë, bashkëshorte, intelektuale që mishëron vetitë, dhuntitë më të mira të korçareve, zonjave, zonjushave, grave fisnike të këtij rrethi, qyteti.Kam bindjen se Ledina Aliolli, ka të gjithë dhembshurinë, përkushtimin, dashurinë për qytetarët e Korçës, sokaket, tregun, fermerët, për Korçën në tërësi dhe me besimin tuaj, ajo do të shkrijë të gjithë energjitë e saj për ta merituar atë besim.Por sot, unë përsëri theksoj se këto zgjedhje në bindjen time, në ndërgjegjen time, për nga rëndësia tejkalojnë të gjitha zgjedhjet që kemi bërë deri sot, pas atyre të 22 marsit 1992.

 

Berisha I thirrje socialistëve që të reflektojnë pasi sipas tij rilindasit që po kërkojnë votat nuk mendojnë për të mirën e qytetareve por vetëm për një grup të nugushtë njerëzish që duan të përfitojnë.

 

Unë i them çdo socialisti; o socialist, këta rilindësit e tu që të marrin votën, këta të mjerojnë ty, dhe ai që shëtit nga një vend në tjetër me avion në dispozicion dhe dhomë gjumi, duke shpenzuar 22 mln euro vetëm udhëtime, atij ti nuk i dukesh njeri, i dukesh një qenie inferiore. Fëmijët e tu, nuk ka asnjë konsideratë për ta se, një njeri me zemër, me ndjenja kur shef njerëzit e tij, kur shef popullin e vet që akoma është në vështirë të mëdha, kur shef varfërinë që rritet çdo vit, kur sheh shqiptarë që braktisin vendin çdo muaj Shqipërinë, nuk i lejojnë kurrë vetes të udhëtojë me avion çarter, me avion me dhomë gjumi, nuk i lejon kurrë vetes të blejë vazo për oborrin e zyrave të tij, 4 mln euro. Nuk ka kryeministër në Europë, apo botë të bëjë një gjë të tillë, përveç atij që njerëzit i duken qenie inferiore. Nuk ka kryeministër që merr një rrogë 2500 euro në muaj dhe shkon e darkon me 10 mijë euro në darkë, nuk e bën kurrë, ka një sens, ka një moral. Po pse i bëjnë këta këto, i bëjnë se urrejnë qytetarët mbasi i vjedhin nga mëngjesi deri në darkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *