E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha nga Fieri: Basha është marrë peng nga Rama, i nguli thikën pas shpine PD-së

Nga Fieri, para demokratëve, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha është marrë peng nga kryeministri Edi Rama, ndërsa e konsideroi të pabesë vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së.

 

Reklamë

Në fjalën e tij, ai ftoi demokratët që mos të përçahen, pavarësishit gjendjes së vështirë në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.

 

“Sot duke marrë peng kreun e opozitës, Rama i futi një thikë pas shpinë PD-së me dorën e pengut të tij Lulzim Basha. Sot do t’ju ftojmë që të zhvillohet një debat mes njerëzve që u besojnë vlerave dhe njerëzve që marrin përgjegjësi dhe që betohen për të rilindur shpresën dhe për të ecur të sigurtë drejt fitores. Natyrshëm unë kuptoj se dhjetëra, mijëra anëtarë të PD janë të revoltuar nga akti i pabesë i Bashës. Por ju ftoj që të mos pranojmë në asnjë mënyrë, asnjë lloj ndarje mes nesh, midis të Bashës dhe Berishës. Jo, ju jeni njerëzit e vlerave dhe besimit. Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Bashën, të tjerët që nuk janë këtu dhe kanë mbështetur këtu dhe kanë mbështetur Bashën, u them një fjalë: Më shumë se të gjithë ju, Bashën e ka mbështetur Sali Berisha. Ju keni mbështetur kryetarin e PD-së, unë kam mbështetur kryetarin e PD-së, asnjë nga ne nuk i shkonte në mend se kryetari ynë, i marrë peng do të mundej që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, dhe asnjë nen statuti, del me një vendim për të dorëzuar sovranitetin.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë