E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha në takimin përmbyllës në Fier: Në 11 maj merr fund kjo natë 12-vjeçare, do të marrim fitore plebishitare

Kryedemokrati Sali Berisha në takimin përmbyllës elektoral në Fier, ka theksuar se më 11 maj merr fund ëndra e keqe e shqiptarëve.

Ai tha se kjo natë e keqe 12-vjeçare do të marrë fund në 11 maj, duke i dhënë fitoren çdo shqiptari.

Reklamë

Sipas Berishës shqiptarët të bashkuar do të votojnë në 11 maj ndryshimin duke i dhënë një fitore plebishitare Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

“Kjo natë 12-vjeçare e ka një fund, dhe fundi i saj është fitorja e çdo shqiptari më 11 maj! Shqiptaret dhe shqiptarët pas një nate të tillë, u ngritën si feniksi nga hiri në zenit dhe vijnë sot më të sigurtë se kurrë në fitoren e tyre plebiçitare, fitoren e çdo shqiptari, fitoren e Fierit dhe të Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë