Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 January 2026
Vizion fokus

Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit dhe...

KF Tirana në zi, ndërron jetë vajza e futbollistit...

Dyshohen për korrupsion, “arrest shtëpie” për tre punonjës policie...

Samiti trepalësh në Abu Dhabi, Putin kërkon Donbasin! Zelensky:...

Aksident në Elbasan, plagosen tre persona, njëri prej tyre...

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh me temperaturat

Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për shkak të...

Stuhi e madhe dëbore në SHBA, 160 milionë banorë...

SHBA vendos sanksione të reja kundër flotës së naftës...

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti...

Berisha në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, kreu i PD zbulon shënimin që i la Dumanit: “SKAP-i” përdoret për të goditur opozitën shqiptare

21 Prill 08:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Më 3 janar të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin riktheu masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv lidhur me çështjen “Partizani”.

Ai duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, Berisha u prit nga simpatizantët demokratë.

Berisha duke folur për mediat hodhi akuza ndaj SPAK.

Berisha: Hetimi shterrues 4-vjeçar, siç e ka quajturi Skapi, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor, dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej në 54 vite 100 mijë euro, dhe një apartament 40 metra më i madh se ai që kishte në diktaturë.

Berisha hodhi gjithashtu akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha: Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare. Është projekti i tij makabër për të marrë një mandat të katërt. Çështja kundër meje është dëshmi e standardit të dyfishtë të Skapit të partisë që sulmon opozitën pa asnjë fakt, ndërkohë që mbulon një mal të tërë me fakte për vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar.

Më 11 maj, ditën kur Shqipëri voton, Berisha tha se qeveria do të marrë përgjigjen nga vota e lirë e qytetarëve.

Gjithashtu Berisha tregoi se i la një mesazh kreut të SPAk, Altin Dumani.

Berisha: Por aty, Dumanit të Ramës, i lashë një shënim. Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. Krim ndërkombëtar! Dhe e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk e do mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme, me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor, që sipas gjykatësit amerikan, kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës.

Dhe për dijeni të shqiptarëve, tani McGonigal, çdo ditë në qeli i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës. Unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove. Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Edi Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Sali berisha SPAK

Nga e njëjta kategori

Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit dhe shitje të kokainës, në pranga pronari! Procedohen 18 persona, mes tyre edhe një efektiv

më shumë...

Dyshohen për korrupsion, “arrest shtëpie” për tre punonjës policie në Orikum

më shumë...

Mjegull e dendur në juglindje, Policia Rrugore apel për kujdes në qarkullim

më shumë...

Samiti trepalësh në Abu Dhabi, Putin kërkon Donbasin! Zelensky: Sot, dita vendimtare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

9:51

Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të...

9:17

KF Tirana në zi, ndërron jetë vajza...

9:11

Dyshohen për korrupsion, “arrest shtëpie” për tre...

8:58

Mjegull e dendur në juglindje, Policia Rrugore...

8:53

“Beqarët do të marrin një mesazh të...

8:47

Samiti trepalësh në Abu Dhabi, Putin kërkon...

8:32

Aksident në Elbasan, plagosen tre persona, njëri...

8:10

Parashikimi i motit për sot, çfarë ndodh...

10:47

Pesë shenja që ju japin duart kur...

10:21

Ushqimi korean për një sistem imunitar të...

10:07

Cilat janë dy kushtet e panjohura të...

10:07

Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për...

9:53

Stuhi e madhe dëbore në SHBA, 160...

9:42

SHBA vendos sanksione të reja kundër flotës...

9:26

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat...

9:04

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat,...

8:59

Fiqtë e thatë ulin kolesterolin nëse i...

8:17

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore...

8:07

“Po minimizon rolin e trupave të NATO-s...

7:45

PE miraton rezolutën që dënon dhunën ndaj...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, ky është 20-vjeçari shqiptar që h...
  • Arrestohet në Dubai bosi shqiptar i narkotrafikut! Çfarë e t...
  • Aksident në Elbasan, plagosen tre persona, njëri prej tyre n...
  • Ivanka Trump i tregon botës Zvërnecin dhe bregdetin e Vlorës...
  • Të shtëna me armë në Kukës, kushërinjtë tentojnë të vrasin n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.