Politikë
Berisha në “Quo Vadis”: Komisioni i Venecias do ta përmbysë Kodin Zgjedhor të Ramës

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, Komisioni i Venecias do t’i përmbys ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara nga mazhoranca.
Në një lidhje direkte për emisionin “Quo Vadis”, Berisha tha se pa opinionin e “Venecias”, zgjedhjet do të ishin të pavlefshme.
Reklamë
“Kjo është çështje përllogaritjesh, të them realitetin, nuk e quaj akoma të përfunduar çështje e sistemit zgjedhor. Ka një deklaratë që thotë se zgjedhjet pa Venecian janë të pafrytshme, zgjedhje sterile, pa vlerë. Rama do bëjë gjithcka që mos t’i ndryshojë”.
Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se qytetarët kanë krijuar një urrjetje në masë për Edi Ramën, duke shtuar se opozita është shumë hapa larg qeverisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




