E martë, 13 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha në protestë: Shkurti, muaj që ne do të çlirojmë Shqipërinë

Partia Demokratike po zhvillon këtë të martë protestën kombëtare përpara Kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij, e cilësoi muajin shkurt si simbol të revoltës dhe rezistencës qytetare kundër asaj që ai e quan regjim autoritar.

Reklamë

Kryedemokrati akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama, ndërsa theksoi se kjo është opozita e vërtetë që flet në emër të qytetarëve.

Berisha: Shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin, është muaji kur ne do të çlirojmë Shqipërinë. Po të mos ishit ju që me revoltën tuaj shpëtuat nderin dhe dinjitetin e çdo shqiptari, që rezistuat përballë helmit dhe u përballët “dhëmbë për dhëmbë” me regjimin, Rama do t’ia kishte dalë me grushtin e shtetit. Por ky grusht shteti dështoi.

Reklamë

Unë po bëja detyrën time para jush, po denoncoj Edi Ramën si kryehajdutin e kombit shqiptar. Kjo është opozita e vërtetë. Revolta juaj është sot zëri i ndërgjegjes shqiptare, zëri i dinjitetit kombëtar!

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë