Demokrati Lisandër Hoxha nuk e sheh më ish-kryeministrin Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike.
Duke komentuar një deklaratë të disa ditëve më parë të Berishës, që la të hapur mundësitë për të rimarrë drejtimin e partisë, Hoxha tha për “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se e ardhmja e PD-së janë të rinjtë, dhe jo ish-lideri.
“Është një lëvizje politike e zotit Berisha e diktuar nga kushtet e reja, pas vendimit të DASH, që e ka kthyer në një jetë më aktive politike. Mendoj se duhet të presim shtatorin. Sali Berisha është historia e suksesit të PD, është njeriu që na ka frymëzuar shumicën e anëtarëve për të qenë pjesë e PD. Por nuk mendoj se është e ardhmja e PD. E ardhmja e PD janë të rinjtë dhe të rejat.”
Ai komentoi edhe vendimin e DASH për ta shpallur “non grata” ish-kryeministrin. Lisandër Hoxha tha se duhet të ketë transparencë për këtë vendim.
“Jam habitur që pas tetë vitesh jo aktiv, shpallet non grata Berisha. Ndërkohë që Gjukanoviç, nuk është shpallur non grata, Viktor Orban, nuk është shpallur non grata. Ka diçka që nuk shkon. Berisha ka zgjedhur të përballet me të dhe unë gjykoj që ka bërë mirë. Shpallja non grata e tij zbeh atë kohën e lavdishme me të cilën ne krenoheshim. Çdo demokrat ndihet i lënduar dhe kërkon transparencë dhe shpreson që ky vendim të jetë i nxitur nga grupimet e majta që lobojnë sot në Departamentin Amerikan të Shtetit.”
Lidhur me pyetjen nëse ai duhet të përjashtohet nga strukturat e partisë pas vendimit të DASH, demokrati u shpreh se në sistemet demokratike, këto vendime merren vetëm nëse ka prova.
BERISHA NË KRYE TË PD? KRER ISHA QË ÇKRYE TË PD?!
NË NJË LIBËR NGA NJË VEPRIMTAR I SHQIPËRISË N’DIASPORË
QË ISHTE NË LPK DHE, AKTIVIST PËR FORMIMIN E UÇK-SË
ÇLIRIMTARE,PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS. PASI SALI BERISHA
KISHTE PRANUAR URDHËRESËN NGA BEOGRADI,QË UÇK
TË SHPALLET TERRORISTE EDHE,QË MOS TË LEJOHËN TË
DEPËRTOJNË NEPËR SHQIPËRI,PËR FRONTIN ÇLIRMTAR
TË KOSOVËS; KY VEPRIMTAR I SHTYM NGA KRYELEGJENDA
FEHMI E XHEVA LLADROCI,SHKUAN N’AMBASADË SHQIPTARE
NË GJERMANI,QË TË LUTËSHIN TA LEJOJNË UÇK DEPËRTIMIN
NGA SHQIPËRIA PËR KOSOVË; POR, AMBASADORI SHQIPTAR
I KISHTE TREGUAR SE,SALI BERISHA KRYQEVERITAR,NË MA-
RRAËVESHJE ME MILLOSHEVIÇIN,NUK LEJON UÇK TË KALOJË
NEPËR SHQIPËR DHE,KONSIDERON SI TERRORISTA; ATËHERË,
REAGPOI KRYLEGJENDA SHQIPTARE,FEHMI LLADROCI: SHIQO
I NDERUARI AMBASADOR, ME KUSHTETUTË TË SHQIPËRISË,
JENI TË DETYRUAR ME NA NDIHMUAR,EDHE ME NA LEJUAR,
PËR TU ÇLIRUAR NGA FASHIZMI KOLONIAL RUSO SERBË; A,
NËSE NUK NA LEJONI, NE, DO TË DEPËRTOJMË POR, ME HU-
MBJE TË MËDHA; NËSE ÇLIROHËMI NE, DO KEMI LUFTË DHE
ME JU, LUFTË VËLLAVRASJE!!” ATËHERË AMBASADORI I SHQI-
PËRISË BUZËQESHI,DHE THA:-SIVJET KEMI ZGJEDHJE; EDHE,
NËSE FITON PS.DO TË LEJOHENI DHE,DO TË NDOMOHENI,
PËR LUFTËN ÇLIRIMTARE TË UÇK-SË NGA FASHIZMI SERBË!”
TË FALA NGA MANI,USA.