Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka mbështetur vendimet e kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti  në raport me situatën e tensionuar në veri  të Kosovës.

 

Gjatë një deklaratë për gazetarët Berisha ka vënë në dukje se pavarësisht se nuk është dakord me të gjitha vendimet e Kurtit, ai e mbështet atë.

 

SALI BERISHA

 

“Gjatë këtyre ditëve qëndrimin e Kurtit unë e kam si qëndrimin e një kryeministri që kërkon të mbrojë ligjet e vendit të tij. Unë nuk ndaj çdo qëndrim të tij, por po ti shohim vendimet ato janë për ligjin në të gjithë territorit”

 

Berisha ka komentuar edhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

 

 “Druaj se dënimet dhe sanksionet ndaj Kosovës lexohen si inkurajim për një nacionalist si Vuçiç”

 

Por lideri i opozitës është treguar i ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qëndrimeve të tij në raport me zhvillimet në Kosovë.

 

 

“Të paralajmëruar për ata që e kanë të qartë se nacionalizmi serb në të gjithë qenien, projektin e tij ka vetëm Serbinë e madhe. Edi Rama ka qenë keto vite  një ndihmës i shpifur, i Aleksandër Vuçiç dhe ka futur thika pa shpine Kosovës në çdo moment. Pra mos harroni që Rama është një peng në duart e Vuçiçit.”

One thought on “Berisha në krah të Albin Kurtit/ “Qëndrimi i SHBA inkurajon Vuçiç, Rama thikë pas shpine Kosovës”

  1. HEU, DERI KUR MBARË POPULL KOMBI VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRIA
    OUUU, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA, QË TË I DUROJË APO MOS TI KUROJË,
    KETË UDHËHEQËJE-HATA KRTHËDREQJE, SI ARGAT DJALLI QË NA KALLI TIM E FLAKË
    OOOH, KJO SHTRIGA MË E LIGA PLAKË! MU SIKUR KUR PEYTEJ NGA SERBEËT MU NË
    MOSKË KRYEDITATORI STALIN: PSE DËSHIRON KOMINSTËT SHQIPTARË SHQIPRISË?
    AI PËRGJIGJEJ: SE PSE KOMUNISTI SHQIPTAR E HANË BUKËN E TROJEVE SHQIPTARE
    NA I FALË PA NDALË GJITHA TROJET E POPULL KOMBIN SHQIPTARË RUSO SERBISË?”
    REFUGJATË LUFTË TERORZUAR NGA FASHIZMI RUSO SERBË PA KTHIM PËR AMSHIM!
    MANI USA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *