Subscribe

Sali Berisha ishte këtë të shtune në Këlcyre ku prezantoi kandidatin e koalcionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Kasaj.

 

Ai u ndal edhe tek vendimi për të caktuar Ilir Metën si emrin që duhet te përfaqësojë koalicionin “Bashkë Fitojmë” në fleten e votimit.

 

Ai tha se Rama urdhëroi mercenarët e tij të shkelin ligjin dhe të emërojnë kryetarin e koalicionit

 

A e konstatoni ju se në disa aspekte jemi më keq së në vitin 1991? Sepse lufta e egër e Edi Ramës ndaj opozitës është më e pashembullta që kur është themeluar PD.E ka kapur tmerri nga opozita dhe urdhëron mercenarët e tij të shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në mënyrë eksplicite anëtarëve të koalicionit.Mua më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha, por problemi është shikoni se çfarë qëndrimi ka ndaj opozitës.

 

Berisha e akuzoi Ramën se kërkon të kontrollojë opozitën,.

 

 

Ai e di se opozita është shtyllë e demokracisë, por pavarësisht nga kjo, do të kontrollojë edhe opozitën.I duhet të vjedhë, të vjedhë sa më shumë.Nuk lejon ngritje komisionesh. Kërkuam ngritje komisioni për çarterin e tij taksi, ky si Sulltani Erdogan, thotë se e kam dhuratë. Por shpenzimet e udhëtimit i heqin qytetarët e Shqipërisë. Dhe ka shpenzuar 22 milionë euro me dhomë gjumi ky se lodhet shumë, njeriu që në dy të tretat e mbledhjeve nuk shkel në qeveri.Pse e do vendin pa opozitë ky? Se blen vazon e drurit 4 milionë euro.E do sepse firmos 420 milionë euro për djegësa. Do të kontrollojë çdo pushtet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *