E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha në Gjykatën e Lartë, ish-kryeministri kërkon heqjen e masës së “arrestit në shtëpi”

Lideri i opozitës Sali Berisha kërkon nga Gjykata e Lartë heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Rekursi është regjistruar 3 ditë më parë dhe relatori i çështjes është gjyqtari Sokol Binaj, por ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit.

Reklamë

Odisea e liderit të opozitës në 21 tetorin e vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme vendosi që ai të paraqitej pranë SPAK dy herë në muaj duke e ndaluar të dalë jashtë vendit, si masë sigurie në hetimet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Ish-kryeministri Berisha refuzoi ta respektonte masën e sigurisë, duke akuzuar SPAK-un për shkelje të Kushtetutës.

Ky refuzim i kushtoi lirinë Berishës, pasi SPAK kërkoi ashpërsim të masës duke kërkuar edhe heqjen e imunitetit në parlament, çka solli më pas dhe masën e “arrestit në shtëpi.”/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë