E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha mesazh për Ditën e Flamurit: Ismail Bej Vlora shpalli Pavarësinë, ne do mundim Edi Ramën

Partia Demokratike nderoi sot 28 nëntorin e vitit 1912, ditën kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur. Për arsye shëndetësore, kreu i PD Sali Berisha qëndroi në shtëpi dhe në Vlorë ishte ekipi drejtues i Partisë Demokratike. Nga banesa e tij lideri i opozitës Sali Berisha shfrytëzoi një takim të të rinjve të Partisë Demokratike për tu uruar shqiptarëve ditën e flamurit.

“Një ditë kjo në të cilën Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndrrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skënderbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar”, tha Berisha.

Reklamë

Nga ana tjetër Berisha u fokusua te beteja elektorale e pranverës, duke u kujtuar demokratëve se kanë përballuar sfida të vështira gjatë 3 viteve të fundit dhe sot ata janë gati të fitojnë përballë kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.

“Në rast se i rikujtojmë trashëgiminë tonë, luftërat e Skënderbeut ndër më të pabarabartat asgjë nuk mund të na pengojë ne, për të arkivuar Edi Ramën në analet e turpit të historisë dhe të regjimit të tij dhe për të rikthyer shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin, fitoren e opozitës”, tha lideri i PD-së.

Kryetari i PD Sali Berisha ashtu siç ka bërë çdo vit, ka uruar shqiptarët edhe për festen e çlirimit të vendit nga pushtuesit gjermanë dhe për mbarimin e luftës së dytë botërore në vendin tonë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë