Subscribe

Kësaj radhe, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur në “Foltore” të rinjtë e FRPD-së, të cilët e pritën me ovacione në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve në Tiranë.

 

Në fjalën e tij, lideri historik i të djathtës iu drejtua të rinjve demokratë se kjo është foltorja më e rëndësishme që ai ka mbajtur, pasi, sipas tij, janë këta të rinj që do ta shndërrojnë PD-në në një forcë të fitores.

 

“Ju anëtarë dhe anëtare, drejtues të Forumit Rinor, nuk kursyet asgjë në këto vite, u përballët me dhunën dhe terrorin e narkoshtetit, u përballët me egërsinë e narkopolicisë së tij. Me shëmtinë e qelive, të burgjeve dhe komisariateve, për të mbrojtur idealet e PD, për të mbajtur në këmbë një opozitë e cila duhej t’u printe shqiptarëve drejt fitores. Për mua kjo foltore, është më e rëndësishmja, është vendimtare në përpjekjen tonë për një rindërtim të plotë të PD-së, për shndërrimin e saj, në një opozitë të vërtetë shqiptare, për shndërrimin e saj në një forcë të sigurtë të fitores. Unë e di që ju jeni vajzat dhe djemtë e idealeve më të pastërta të shoqërisë shqiptare. Sepse unë e di se ju jeni me ëndërrat më të bukura për veten, shoqërinë dhe Shqipërinë. Unë e di se guximi juaj është më i madhi, më i pakufijshëm se i të gjithë të tjerëve. Ndaj dhe unë besoj shumë se kjo foltore do të jetë një shtytje e madhe për mbarë shoqërinë shqiptare, në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në këto momente, në një moment kritik. Unë jam i sigurtë se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare. Dhe njëlloj si 30 vite më parë, nënat dhe baballarët tuaj, motrat dhe vëllezërit, përmbysën diktaturën komuniste. Ne do të përmbysim narkoshtetin. Do shembim muret dhe do përmbysim këtë regjim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *