Subscribe

Lideri i opozitës Sali Berisha  akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për bllokimin e procesit të integrimit.

 

Lexo edhe :

Related Posts

Gjatë një komunikimi me gazetarët Berisha  deklaroi se Greqia ka të drejtë të kërkojë që Fredi Beleri të bëjë betimin e të marrë detyrën si kryetar i bashkisë së Himarës.

 

 

SALI BERISHA

“Absolutisht vetëm Edi Rama, sepse ligjet e vendit nuk e ndalojnë kurrë Belerin për të bërë betimin. Dhe betimet janë bërë në këtë vend, jo një por disa, pavarësisht se kanë qenë të burgosur. Pra, po e pengon Edi Rama. Nuk po kërkon Greqia asgjë tjetër, veçse zbatimin e ligjeve të vendit. Po e bllokon për qëllimet më mafioze, është i harbuar, i tërbuar pas trojeve në Himarë.”

 

Fredi Beleri ishte një prej 7 kandidatëve të koalicionit të udhëhequr nga Sali Berisha që arriti të fitonin në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Ndërkohë që në 54 bashki Sali Berisha humbi, duke shënuar disfatën me të thellë të demokratëve në zgjedhjet lokale. Për këtë arsye lideri i opozitës, Berisha, të shtunën do të kërkojë në kuvend votëbesimin e demokratëve.

 

 

 “Sali Berisha mban përgjegjësi për çdo lloj dobësie të shfaqur gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe me radhë. Por për vjedhjen nuk ka askush përgjegjësi pse hajduti vjen dhe vjedh. JO! Përgjegjësinë e ka hajduti dhe ne duhet të mësohemi t’i japim përgjegjësinë atij që e meriton.”

 

Berisha ka ftuar publikisht deputetët që mbështesin dhe kreun e grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi të bëhen pjesë e kuvendit të 2 dhjetorit.

 

Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga Gazment Bardhi e deputetët që e mbështesin nëse do te marrin pjesë në kuvendin e së shtunës apo do të vazhdojnë të kufizohen te bashkëpunimi në parlament me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *