Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se veprimi i gjuajtjes me bojë nga ana e Plaokës në drejtim të kryeministrit Edi Rama erdhi pas ofendimit që ky I fundit bëri në drejtim të Bashës.

 

Në një prononcim për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha tha se në Kuvend duhet të marrin fund sharjet.

 

“Kreu i opozitës shprehu mendimin e opozitës dhe nuk i bëri asnjë fyerje personale përvecse i tha ato që ja thotë çdo shqiptar. Kurse ai u lëshua me gojështhurjen e tij, me fjalë që ishin ofenduese. Duhet të marrën fund sharjet.”

 

Berisha gjithashtu mohoi se Paloka e gjuajti me shiringë me bojë kryeministrin Edi Rama.

 

“Po ku e di ti mori bojë apo ishte stilografi?! Ai mund të kishte një stilograf me vete”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *