E diel, 25 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha mbledh Kryesinë e PD: 55 mijë anëtarë votuan në Primare, kurrë s’janë hedhur kaq shumë vota në këtë parti

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbeldhur kryesinë e PD në një mbledhje në selinë blu.

 

Reklamë

Lideri i demokratëve ka folur për Primaret në PD, duke treguar se rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatiznatë të PD, votuan në këtë garë.

 

Reklamë

Ai theksoi se ky proces tejkaloi me 15 % të gjitha votimet e tjera dhe se kurrë ndonjëherë në këtë parti nuk janë hedhur kaq shumë vota sa në Primare.

 

“Ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe me këtë pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimi të saj të 11 Dhjetorit bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionimin e këtij premtimi se të zgjedhurit, pushtetarët vendor dhe ata qendrorë do zgjidheshin me votën e anëtarësisë dhe simpatizantët të saj.

 

Në garë pati mbi 200 kandidatura në tërësi veprimtarë të shquar të vendosur politik të PD , por në garë morën pjesë gjithashtu veprimtarë të shoqërisë civile, përfaqësues ekslentë të shqiptarëve në emigracion.

 

Në këtë garë, realisht e para me këto standarte në historinë e vendit, votuan për kandidatët e bashkive rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur . Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera. Ky është një rast për të falenderuar të gjithë kandidatët që garuan.

 

Procesi ka patur në tërësi konkurencë të ndershme me një rast ku komisioni ndërhyri për të mabjtru qëndrimet e duhura”, tha Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë