Ministria e Brendshme beri me dije se ish-kryeministri Berisha vijon të postojë fotografi që denoncojnë arat e hashashit, por për të disatën herë ai demaskohet, duke postuar fotografi të modifikuara. Berisha postoi fotografinë e dy djemve që pozojnë me bimë të hashashit në sfond. Menjëherë pas kësaj fotografie që Berisha e shoqëroi me mbishkrimin “në arat e drogmenit Edvin Shullazi”, u publikua edhe fotografia origjinale. Nga krahasimi i tyre, sipas Ministrisë, duket qartë që fytyrat e dy djemve janë modifikuar dhe u është shtuar edhe një tabelë që shkruan ”Kemishtaj”, për të dhënë idenë se pamjet janë në Lushnje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *