Subscribe

Është shtyrë serish procesi i komunikimit të masës së sigurisë detyrim paraqitjeje për ish-kryeministrin Sali Berisha. Shkak është bërë depozitimi i kërkesës në sekretarinë e gjykatës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, vetëm 15 minuta para se të fillonte seanca e orës 10:00.

 

Gjyqtarja që u ngarkua me shqyrtimin e kësaj kërkese të mbrojtjes është Flora Hajredinaj.

 

Ndërkohë, ish-kryeministri në këtë proces mbrohet nga dy avokatët e caktuar kryesisht, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Kjo e fundit ka kërkuar dy ditë kohë për t’u njohur me dosjen

 

Kjo pasi dy avokatët e zgjedhur nga Berisha ditën e djeshme, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi bojkotuan sallën e gjyqit, 2 orë pas nisjes së procesit.

 

Jashtë dyerve të gjykatës ata thanë se është thyer neni i kushtetutës, që ndalon heqjen e lirisë së një të deputeti pa lejen e parlamentit, ndaj ata braktisën sallën. Sipas tyre Gjykata dhe SPAK po përdor instrumente dhe justifikime në shkelje të ligjit.

 

Dje në mbrëmje prokurorët kërkuan zëvendësimin e avokatit, që u zgjodh pasi Gjokutaj e Mëngjesi lanë gjyqin. Artan Simoni kishte publikuar në rrjete sociale, një status për Berishën.

 

Ish- kryeministri akuzohet nga SPAK se ka kryer korrupsion pasiv, duke vendosur në dispozicion administratën shtetërore dhe duke nxjerrë vendime dhe akte nënligjore për privatizimin e ish-kompleksin Partizani, në favor të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *