Berisha deklaroi jashtë parlamentit se Partia Demokratike po përgatitet intesivisht në protesta.

 

PD po i përgatit protestat. Mbrëmë u bë mbledhja me të gjithë kryetarët e degëve dhe forumit rinor për Tiranën dhe u dhanë udhëzimet për një përgatitje intensive.Do vazhdojnë takimet me partnerët, aleatët, me Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë.PD do jetë në protestë, në protestë, në protestë.

 

Kryedemokrati tha se PD përkrah protestën e pedagogëve dhe bëri apel që Rama të plotësojë me urgjencë kërkesat e tyre.

 

Sot është protesta kombëtare e pedagogëve. Shpreh mbështetjen për pedagogët dhe studentët, që janë ngritur për kërkesat më elementare, për të drejtat më elementare. Për rroga, autonomi dhe kërkimet shkencore.I kërkoj Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve. Ajo nuk është grevë e PD, është grevë e sindikatave. Por PD si forcë që mbështet çdo kauzë të drejtë, do bëjë gjithçka për prevalimin dhe respektimin e të drejtave dhe kërkesave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *