Subscribe

Sali Berisha paralajmëroi vazhdimësinë e aksionit opozitar përmes mosbindjes civile.

 

Kryedemokrati tha se të hënën të gjithë mbështetesit e opozitës dhe qytetarët do të jenë para parlamentit për të vijuar atë që Berisha e quan revolucion të pandalshëm.

 

Berisha përmes foltores së protestes tha se populli opozitar dhe opozita perëndimore u bënë objekt sulmesh të papara nga McGonigalët.

 

Lideri i opozitës  tha se Basha u mor peng nga Rama, teksa kryeministri sipas tij korruptoi zyrtare, deputete dhe ambasadore.

 

Në skandalin e fundit, në skandalin botëror, spikati një fakt, një zhvillim ndër më dramatikët.Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale kundër opozitës shqiptare nga aleanca e korrupsionit shqiptar me individë ndërkombëtarë, me McGonigalër dhe të tjerë, është dukuria më negative.Populli opozitar dhe opozita perëndimore u bënë objekt sulmesh të papara.Ish-kreu i opozitës u mor peng nga Edi Rama. Sali Berisha pa asnjë fakt, dokument, provë, nga kjo mafie, nga ky lobim, u sanksionua.U bë gjithçka për t’i caktuar kryetarin opozitës. U bë gjithçka për ta shndërruar në pseudopozitë.Edi Rama nuk bleu vetëm McGonigalë. Jo, duhet të jemi të sinqertë.Ai korruptoi dhe bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë, që u angazhuan në beteja në mbështetje totale të Edi Ramës, mandat pas mandati, skandal pas skandali.U angazhuan në një betejë të pashembullt kundër opozitës pro-perëndimore të vendit, vetëm pse ajo guxonte të denonconte vjedhjen, korrupsionin, dhunën, të denonconte aktet e Edi Ramës, korruptorit të tyre.jo aleancë, sado që i shkaktoi opozitës shqiptare goditjet më të thella që mund të kishte njohur një opozitë, e cila ja ku është sot, më e fuqishme se kurrë.Ne jemi sot më të fuqishëm se idealet tona kurrë nuk mposhten. Ne jemi më të fuqishëm sot se vlerat që mbrojmë janë të drejta.

 

 

Berisha kërkoi nga SHBA dhe BE të hetojnë se çfarë ndodhi me opozitën shqiptare

 

Edhe njëherë theksoj, nuk ishte aleancë mes qeverive perëndimore dhe Edi Ramës.Por aleancë e rrezikshme mes individëve, ambasadorë, zyrtarë, që bënë gjithçka për të mëbshtetur Edi Ramën.Që dolën nga ato zyra me njerëzit e Sinaloas, që morën qeset nga Duçkat e Ramës, vetëm që të na mposhtin ne.Nga kjo tribunë, në emrin tuaj, në emrin e shqiptarëve që janë sot dhe që mbyllën sytë për ideale demokratike, i bëj thirrje qeverisë së SHBA, Kongresit, institucioneve të vendit të madh, të hetojnë të gjithë çfarë ndodhi këto ditë me opozitën shqiptare.Të hetojnë veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri, se si ky multimilairder bëri gjithçka për të ngritur në piedestal këtë kryekorruptor.I bëj thirrje Parlamentit Europian, qeverive të vendeve mike, të hetojnë dhe shqyrtojnë. Skandalet e Duçkës së Edi Rramës janë zinxhir.I garantoj se do vazhdojmë betejën e pamposhtur deri në fitoren e revolucionit demokratik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *