Subscribe

Sali Berisha lajmëron lëvizjen kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

 

Ish-kryeministri pohoi se do të vë në dijeni autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Washingon për atë që e cilësoi si ndërhyrje të Yuri Kim në procesin gjyqësor për vulën e Partisë Demokratike që po zhvillohet në gjykatën e apelit.

 

SALI BERISHA

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE 

 

Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të Lirisë. Ky është një akt individual për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-së.

 

Ish lideri historik i Partisë Demokratike sulmoi edhe gjyqtaren Blerina Muça që pranoi ankimin e e të komanduarit në krye të PD-së, Enkelejd Alibeajt për të shqyrtuar kërkesën për rrëzimin e vendimit të shkallës së parë që i dha vulën e partisë Komisionit të Rithemelimit.

 

SALI BERISHA

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE 

Një gjykatëse vendosI dje të shkruajë ligjin e shtetit, në një akt që tejkalon jashtë çdo imagjinate. Nën një presion të tmerrshëm, ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e minimumit të karakterit nuk ja lejon vetes. Është po kjo gjykatëse që nuk pranoi ankesën tonë duke vlerësuar më parë se ne nuk jemi palë. Por shpalli palë atë që në mënyrë absolute nuk ishte palë.

 

Pas hodhi votën më bashkëshorten e tij , Liri Berisha, për kryetarin e ri të degës së Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të njohë asnjë vendim tjetër të gjykatës, për aq kohë sa ai është në kundërshtim me ligjin.

 

SALI BERISHA

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE 

 

Sidoqoftë këtë revolucion nuk do e ndalë më asgjë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë forcë që do ta ndalë.

 

Përveç se në kryeqytet, për drejtuesit e rinj të PD-së votohet edhe në 11 degë të tjera në disa bashkie të vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *