E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha: Kuvendi i pushtuar nga Habilajt!

Kuvendi është pushtuar fund e krye nga Habilajt. Kështu është shprehur ish kryeministri Sali Berisha duke folur për mediat jashtë ambienteve të parlamentit. Ai tha se bandat kriminale kanë nënshtruar narko-maxhorancën.

 

Më herët në Kuvend, Berisha deklaroi se kryeministri Rama shiti “dështimaren” e çështjes Tahiri, duke ia dorëzuar atë Habilajve.

 

Ish kryeministri u shpreh plotësisht pro arrestimit të deputetit dhe lejimit të prokurorisë të zhvillojë pa presione hetimet e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë