Subscribe

Partia Demokratike është pozicionuar kundër projektit për amnistinë fiskale, e cila sipas Sali Berishës do të ketë pasoja të rënda për rendin dhe sigurinë në Shqipëri.

 

Gjatë një komunikimi me gazetarët, kryetari i PD Berisha deklaroi se amnistia shërben vetëm për të pastruar paratë e krimit.

SALI BERISHA
KRYETAR I PD
“Ajo s ka asnje synim tjeter vetem legalizimin e parave te tyre. Ka me qindra persona qe jane marre me trafiqe e nuk jane zbuluar. A ka mundesi nje njeri me pune te ndershme te beje 2 milione euro. Ky e ka krejtesisht vetem per krimin, pa asnje diskutim. S ka dyshime.”

 

Berisha shfrytëzoi si argument kundër amnistisë edhe kritikat që Bashkimi Evropian dhe dhoma amerikane e tregtisë apo ajo gjermane kanë artikuluar kundër këtij drafti.

“Pse ka nje reagim kaq te madh nderkombetar. Ua them une. Se agjensite I informojne qeverite qe aministia do te jete nje inkurajim I madh per grupet kriminale. Eshte nje dem I tmerrshem qe I behet shqiperise. “

 

Por një javë pas protestës së 7 korrikut, kreu i PD Sali Berisha komentoi edhe qëndrimin e ambasadores amerikane në Tiranë kundër tij, duke theksuar se shqiptarët nuk e përfillën.

“Deklaratat qe synuan te zvogelojne mbeshtetjen ndaj Sali berishes nuk jane perfillur nga qytetaret shqiptare. “

 

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim e ka bërë të qartë qëndrimin e saj kundër Sali Berishës, dhe diplomatja nuk është parë në selinë e PD prej momentit kur Berisha dhe komisioni i rithemelimit u vendosen në këtë godin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *