Subscribe

Gjatë një takimi online me shqiptarë që jetojnë në Itali, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar një takim të mbajtur me ish-kryeministrin italian, Silvio Berluconi.

 

Takimi i tyre ishte përqendruar tek emigrantët shqiptarë në shtetin fqinj.

 

Berisha tregoi se Berlusconi kishte një vlerësim të madh për emigrantët shqiptarë dhe ishte shprehur se ata nuk i kishim krijuar asnjë problem.

 

“Në vitin 2005, pasi formuan qeverinë unë bëra një vizitë në Itali dhe aty takova mikun tonë të shquar, Silvio Berluconin dhe drejtues të tjerë të qendrës së djathtë. Ajo që më bëri përshtypjen më pozitive ishin fjalët shumë të ngrohta dhe të vërteta që Berlusconi, Fini dhe Casini folën për emigrantët shqiptarë.

 

Ne na thanë ata, me shqiptarët këtu nuk kemi asnjë problem, por vetëm zhvillime pozitive. Kjo shënonte një arritje të madhe të shqiptarëve në Itali.

 

Kanë kaluar 17 vite, dhe këto rekorde vetëm se janë përmirësuar gjithnjë e më shumë. Janë përmirësuar me shpejtësi të madhe”, theksoi kreu i PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *