Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi nisjen e punimeve për godinën e teatrit të ri kombëtar, duke theksuar se opozita mbështet ndërtimin e teatrit vetëm sipas projektit të arkitektit Italian Giulio Berté.

 

 

 

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha akuzoi qeverinë se po shkel vendimin e gjykatës kushtetuese, e cila një vit më parë shfuqizoi vendimin që ia kalonte teatrin në pronësi bashkisë së Tiranës.

 

 

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Gjykata Kushtetuese ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm ku vendimet e Kushtetueses rrëzohen me vendime të banditëve qeveritarë.”

 

 

Partia Demokratike paralajmëroi se për çështjen e teatrit do të padisë në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës.

 

 

“Paralajmëroj Erion Veliajn se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcën, përplasjen me qytetarët.”

 

 

Ndërsa në lidhje me seancën plenare, Berisha paralajmëroi votën kundër Ardian Dvoranit i cili garon për gjykatën kushtetuese.

 

 

“Ftoj çdo deputet të mos bëjë gabimin e tmerrshëm dhe të votojë Dvoranin. Ky e ka vendin në burg, për fshehjen e pasurisë, për gjykimet në konflikt interesi dhe shumë veprime të tjera. Për shkeljen e Kushtetutës kur ishte kryetar i KED-it. Të faktuara nga Komisioni i Venecias.”

 

Edhe deputetët e tjerë demokratë të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë refuzuar kandidaturën e Ardian Dvoranit duke vendosur të mos marrin pjesë në votimin për anëtarin e gjykatës kushtetuese.

 

 

Ardian Dvoranin garon së bashku me Mariana Seminin dhe Arta Vorpsin për të qenë anëtarë të gjykatës kushtetuese. Sipas ligjit, anëtari i gjykatës kushtetuese zgjidhet me 84 vota, por për shkak të qëndrimit të ashpër të opozitës duket se asnjë kandidat nuk do të mund të marrë numrin e nevojshëm të votave dhe në këtë situatë, anëtare e gjykatës kushtetuese do të behet Mariana Semini, e cila ka marrë vlerësimin më të lartë nga këshilli i emërimeve në drejtësi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *