Sali Berisha ka komentuar edhe njëherë vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

 

Berisha u shpreh nga Lezha se e këshillon Bashën që të rrijë gjithë natën pa gjumë, duke u lutur për besëprerjen e tij.

 

“E këshilloj që kur të kujtojë Lezhën të rrijë gjithë natën pa gjumë duke u lutur për besëprerjen e  tij. Nëse atë vendim do ta merrte duke mbledhur Këshillin Kombëtar unë absolutisht do të pranoja çdo vendim. Por vendimin ai e mori pa pyetur njeri, sepse ata të cilët e mbajnë peng nuk e lejojnë të marrë mendimet tuaja. E dinin se ju nuk shiteni dhe bliheni. Ndaj dhe nuk guxoi t’ia cojë Këshillit Kombëtar. Unë do vija, te ju kam besim te ju. Foltorja nuk është kundër miqve tanë. Sali Berisha së bashku me ju, jo vetëm që do ngrejmë fuqishëm PD dhe do ta çojmë në fitore, por u them vajatorëve të mjerimit se Sali Berisha dhe kjo parti do vendosin marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA. Pengkryetari dhe një zëdhënësmjerani i tij që duan të na etiketojnë si antiamerikan janë më qesharak  se çdo person.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *