E diel, 1 Nëntor 2026 Pa Familje deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha kërkon ndihmën e të rinjve: Vota juaj vendimtare për të sjellë ndryshimin në 11 maj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me të rinjtë e Forumit Rinor. Berisha thotë se një lider nuk duhet t’i trembet pushtetit, por ta rrëzojë atë.

“Sot, ne nuk kemi një diktaturë komuniste përpara, kemi një narkodiktaturë përpara. Çfarë do të thotë se nuk kemi një zgjedhje përpara, por kemi një mision përpara. Kemi një mision për të përmbushur. Dhe ky mision është fitorja e zgjedhjeve të 11 majit. Kjo fitore, e them me bindjen time më të thellë se rol vendimtar keni ju”, tha Berisha.

Fitorja e zgjedhjeve sipas kryedemokratitit është një domosdoshmëri për të përmbysur atë që ai e quan narkoshtet të Edi Ramës.

“Beteja fitohet. Shiko ku ishim ne, merrni shembullin e PD këto tre vite. Sa gjëra dukeshin të pamundura dhe janë bërë plotësisht të mundura. Është kështu? Tani kemi të pamundurën tjetër përpara në pamje, që është plotësisht e mundur. Është beteja me narkoshtetin dhe fitorja e zgjedhjeve. E jashtëzakonshme është forca jonë morale në këtë betejë”, th Berisha.

Sali Berisha theksoi rolin vendimtar të të rinjve në betejën elektorale të 11 majit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë