Subscribe

Apeli i Posaçëm ka regjistruar kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha për masë më të butë sigurie. Përmes përfaqësuesve të tij ligjor, Berisha kërkon që t’i hiqet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke apeluar vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme.

Më 30 dhjetor të vitit që lamë pas, pas disa seancave të shtyra, GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish liderit demokrat, si i përfshirë në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Lexo edhe :

Related Posts

Ish-lideri demokrat e konsideron procesin gjyqësor ndaj tij si politik, ndërsa refuzon në mënyrë kategorike përfshirjen në këtë aferë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *