Subscribe

Partia Demokratike mbështet një ligj të plotë lustracioni ku ndalohen të zgjidhen apo të marrin detyra shtetërore jo vetëm bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit, por të gjithë ata që kanë persekutuar qytetarët shqiptarë gjatë regjimit komunist. Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi sqaroi se deputetët nuk morën pjesë në votimin e së enjtes, pasi ndryshimet në ligj nuk i hapën plotësisht dosjet e për më tepër nuk i dhanë përgjigje shqetësimit kryesor të shqiptarëve, largimin e persekutorëve nga politika.

 

OERD BYLYKBASHI

NENKRYETAR I PD

 

“Ajo qe ne propozojme eshte lustracioni i krimineleve te komunizmit, pra ata qe kane qene oficeret e sigurimit te shtetit, oficeret e Ministrise se Bendshme, hetuesit, prokuroret dhe gjyqtaret  qe cuan shpeshhere edhe ne varr mijera qytetare dhe sigurisht edhe te gjithe bahskepunetoreve te sigurimit; por se pari duhet te flasim per kriminelet dhe ne propozimin e se enjtes nuk kishte asnje gje per ata.”

 

 

Partia Demokratike depozitoi e para një projektligj për lustracionin i cili ka pak gjasa të marrë mbështetje, për shkak të qëndrimit të partisë socialiste ndaj çdo iniciative ligjore që ka firmën e Sali Berishës.

 

Por pavarësisht këtij qëndrimi të mazhorancës, partia demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka depozituar një draft të plotë për reformën territoriale , ku kërkon që vendi të ndahet në 97 bashki.

 

OERD BYLYKBASHI

NENKRYETAR I PD

“Por besoj qe ky numer bashkish prej 97 eshte ai qe jep hapesiren me te madhe e mundesite me te medha komuniteteve lokale, nuk ka rendesi cfare mendon kryeministri, rendesi ka cfare mendojne qytetaret.”

 

 

Bylykbashi u ka bërë apel kolegëve demokratë që nuk e njohin Berishën si kryetar të PD, që të mos votojnë një ndarje territoriale që nuk i shërben qytetarëve

 

“Nuk mundet qe ndarja territoriale nuk mund te jete shkembim per ndonje ligj, ndarja territoriale nuk mund te jete interes I ngushte politik. Asnje numer qe eshte afer 61 bashkive nuk eshte ne perputhje me parimin.”

 

 

Dy grupimet e partisë demokratike kanë propozuar dy drafte për reformën territoriale, të cilat janë shumë të ngjashme, njëri grupim kërkon 95 bashki e grupimi tjetër 97.

 

 

Mbetet për tu parë nëse socialistët do t’i qëndrojnë deri në fund parimit se Shqipëria ka nevojë për një numër më të vogël bashkish apo janë gati të bëjnë kompromis me opozitën.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *