Subscribe

Sali Berisha e ka zhvendosur takimin e tij me demokratët këtë të premte në Devoll, në kuadër të “Foltores”.

 

Ish-kryeministri u shpreh se demokratët e Devollit ishin ndër të parët që firmosën formularin për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, ndërsa nuk munguan as sulmet dhe akuzat në drejtim të kryedemokratit Basha.

 

“Delegatët e Devollit u bashkuan ndër të parët me nismën për një PD më të bashkuar, më fortë dhe më të hapur. Firmosën me një akt historik rithemelimin e PD me datën 11 dhjetor, rithemelimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Firma dhe mbështetja juaj, e mbarë demokratëve në mënyrën më civile, më të qytetëruar, më paqësore, ka transformuar Shqipërinë si një revolucion i vërtetë demokratik paqësor i vjeshtës së vitit që po lëmë mbrapa. Foltorja me vullnetin tuaj me mbështetjen tuaj, një tërësi idealesh fisnike, të djemve dhe vajzave, djemve dhe grave që donin të ngrioheshin nga këneta e poesizmit, në lartësinë e idelave të tyre, të shpresave të tyre, u shtrua kjo në mrekullinë e vërtetë shqiptarë,. në mrekullinë e dytë të Shqipërisë nga 90 e deri sot.”

 

Ai paralajmëroi Bashën se do t’i dalin dosje të tjera në vijim.

“Me dosjen e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Në Foltore të ndryshme e kam denoncuar dhe i kam kërkuar që të japë shpjegime për Yaris dhe Muzin. E garantoj se me radhë do të dalin edhe dosje të tjera. E garantoj se projekti i emirateve në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca politike më e fuqishme e vendit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *