E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha: Ka vdekur një nga bodiguardët e Ramës/ VIDEO

Ish kryeministri Berisha shkruan në faqen e tij në facebook se policia po fsheh pasojat e renda te aksidentit te Ramës ne Librazhd.

Referuar informacioneve që sipas tij ia ka nisur qytetari digjital, Berisha thote se njeri nga badiguardet e Ramës ka ndërruar jete ndërsa tjetri eshte ne gjendje te rende.

Lideri historik i PD, madje i bën apel mediave që ta hetojnë këtë cështje.

Berisha në fakt e denoncoi një gjë të tillë të enjten në mbrëmje vonë duke hedhur një video ku eskorta e Ramës devijonte rrugën për shkak të protestave në rrugë në Librazhd të militanteve të PD.

Reklamë

Ai shkruante se kjo lëvizje e makinave të Ramës dhe shoqëruesve të tij kishte përplasue edhe punonjës të Gardës së Republikës që shoqerojnë kryeministrin.

Berisha bën herë pas herë denoncime të kësaj natyre në faqen e tij në facebook, kryesisht me informacione që ai thotë se i vijnë në postën elektronike nga qytetari digjital.

 

 

Video e devijimit te rruges nga eskorta e Rames ne Librazhd:

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë