Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

“Beqiri nuk u shpall në kërkim”, Berisha: Urdhër arresti...

Tre zjarrfikës humbin jetën , situatë kritike në ishullin...

“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu: U hodh...

VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet për herë...

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton 15...

Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do të dërgojë...

PD çon në Kushtetuese ligjin e marrëveshjes me SHBA,...

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në Ukrainë, mes...

SHBA-ja godet Iranin pas sulmit në bazën ushtarake në...

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i mori jetën...

Berisha: Ju prezantoj librin e zi të zgjedhjeve për farsën elektorale e 14 majit, Rama i vodhi

6 Shtator 12:04

Ish kryedemokrati, Sali Berisha ka prezantuar një libër në anglisht, për të cilin thotë se mbart fakte të farsës elektorale të 14 majit. Ish lideri i PD e quan si libër me dukuritë më të zeza që po i ndodhin vendit.

 

“Paraqesim para publikut shqiptar dhe atij ndërkombëtar, librin e zi, kushtuar farsës elektorale të 14 maji 2023.

 

Pse libër i zi? Shqipëria sot karakterizohet nga fenomene, dukuri nga më të zezat në historinë e saj. E para dhe më e zeza është braktisja masive e këtij vendi. Mjafton të kujtojmë këtu se këtë verë vendi pati dyndjen, ndofta më të madhe turistike nga jashtë, por 60% e shqiptarëve, sipas statistikave më të besueshme nuk ishin në gjendje të pushonin 7 ditë gjatë kësaj vere”, tha ai.

 

Ai ka vijuar akuzat ndaj qeverisë duke thënë se po i detyron qytetarët të ikin nga vendi.

 

“E lidh këtë sepse një e zezë tjetër e madhe që i detyron shqiptarët të largohen është skamja, varfëria e frikshme. Shqipëria një vend në të cilin polarizimi rritet me shpejtësinë më të madhe se kudo dhe dy herë më të madhe se kudo.

 

Shqipëria të themi të vërtetën, nëse lexon arkivën e krimit të këtij vendi, për tragjedinë më të madhe, noton mbi krimin. Siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave, e veprimtarisë, jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi”, tha ai.

 

Ish lideri i PD nuk ka pranuar në asnjë moment rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit, me argumentin se ato u vodhën nga mazhoranca në bashkëpunim me krimin.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
14 maj Berisha liber Zgjedhje lokale

Nga e njëjta kategori

Qyetarët u ngritën në protestë, harta e re territoriale bashkon Prrenjasin me Librazhdin

më shumë...

Gjykata greke miraton ekstradimin e Ilir Shtufit në Shqipëri

më shumë...

“Shumë shkelje nga shoferët”, rrugorët në Elbasan: Kujdes, kontroll me dron dhe makina inteligjente

më shumë...

“Beqiri nuk u shpall në kërkim”, Berisha: Urdhër arresti ishte firmosur që në dhjetor, por nuk u zbatuan procedurat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:05

Qyetarët u ngritën në protestë, harta e...

3:41

Gjykata greke miraton ekstradimin e Ilir Shtufit...

3:26

“Shumë shkelje nga shoferët”, rrugorët në Elbasan:...

3:17

“Beqiri nuk u shpall në kërkim”, Berisha:...

3:01

Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën...

2:47

SPAK: Sekuestro pasurish me vlerë 440 mln...

2:28

Braho: Kapja e Beqirit, jo rastësi! Kreu...

2:09

PS çon në Kuvend hartën territoriale, reduktohet...

1:38

EMRI/ Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë,...

1:37

Kishte mbetur i bllokuar në malin e...

1:31

Bombola, shkaku i tragjedisë? Nëna dhe fëmijët...

1:30

Tre zjarrfikës humbin jetën , situatë kritike...

12:17

“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu:...

12:04

Data 3 do të jetë shumë e...

11:44

I shpërtheu lënda plasëse teksa po peshkonte,...

11:27

VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet...

11:21

Lezhë/ Arrestohen dy persona për grabitje, 26-vjeçari...

11:14

Tragjedia në Postribë, Shkodra i jep sot...

10:57

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë...

10:48

Turisti polak bllokohet në malin e Çikës,...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • PS çon në Kuvend hartën territoriale, reduktohet në 46 numri...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e...
  • Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz në Mars “ndez” teo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.